Rikthimi i Katy Perry-t me këngën e saj më të re, “Chained to the Rhythm” duket se është zbehur nga akuzat se këngëtarja ka kopjuar Lady Gaga-n. Perry ka përditësuar website-n e saj me veshje të reja, të cilat ishin mjaft të ngjashme me veshjet që Gaga nxori në shitje pak javë më parë.

Disa foto të publikuara në rrjetin social Twitter tregojnë ngjashmërinë që veshjet kanë me njëra-tjetrën. Kjo ka ngjallur reagimin e mijëra fansave, të cilët kanë kërkuar përgjigje nga Katy, por që deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Advertisement