Ka kaluar gati një vit nga ndarja e tyre, por duket se shkëndijat e dashurisë mes tyre nuk janë shuar.

Kate Perry dhe Orlando Bloom, duket se pas ndarjes së fundit kanë nisur të frekuentohen sërish.

Diva e POP-it dhe aktori, sipas raportimeve në mediat rozë, duket se kanë disa kohë që kanë rigjetur njëri-tjetrin pasi herët në janar ata u fotografuan së bashku në Maldive. Të gjithë menduan se ishte thjesht një ritakim si miq dhe spekulimet përfunduan aty.

Advertisement

Megjithatë sipas një “investigimi” të fundit nga The Sun, si Orlando ashtu dhe Katy nuk i kursjenë “like-t” njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Për momentin asnjë nga të dy nuk ka konfrimuar se mund të jenë të lidhur, por ne nuk mendojmë dot ndryshe…