Katy Perry dhe Orlando Bloom u lidhën, u ndanë, u lidhën sërish dhe tani e kanë marrë aq seriozisht sa duket se janë gati të martohen.
Të paktën kështu thonë burimet për revistën People. “Orlando nuk ka akoma një unazë, por po flet për të ardhmen. Çdokush do kënaqej nëse ata do martoheshin. Katy është e mrekullueshme”.
Këngëtarja 33-vjeçare dhe aktori 41-vjeçar janë lidhur për herë të parë para dy vjetesh, por gjithmonë me periudha shkëputjesh. Shkëndija e tyre e parë ka nisur në festën pas Golden Globes.