Katie Holmes ndihet ende një vajzë e vogël

Që prej ndarjes nga Tom Cruise, Katie Holmes e ka mbajtur sa më larg vëmendjes së mediave jetën e saj private.

Por në një intervistë të dhënë sëfundmi për revistën “MORE”, 37-vjeçarja, e cila prej disa kohësh është në lidhje romantike me Jamie Foxx, rrëfen se kur vjen puna te lidhjet, ndihet ende e vogël.

Advertisement

“Nuk më pëlqen të flas për këtë çështje. Nuk kam një plan 5 apo 10-vjeçar sa i përket lidhjeve. Ndihem ende adoleshente në shumë aspekte, pasi bëj shumë gjëra që bëja në atë kohë. Pikturoj, ngjyros, gatuaj. Ndihem ende e vogël, nuk ndihem një grua, mbase pasi jam dhe më e vogla në familje. Me shumë mundësi edhe kur të jem 90-vjeç do të ndihem njësoj”, shprehet ylli i filmit “Ray Donovan”.

Ndër të tjera, Holmes pranon se, që prej divorcit nga 53-vjeçari Cruise, ajo është fokusuar tek karriera dhe tek vajza e saj 9-vjeçare, Suri.

“Në jetë duhet të vazhdosh të ecësh përpara, në çdo drejtim. Kryesorja është të qëndrosh pozitive dhe kreative. Bëj gjëra që më interesojnë dhe që më përmbushin”, deklaron aktorja hollivudiane.

Holmes do të jetë në kopertinën e “MORE” për muajin Shkurt.