Sipas raportimeve të BBC, Hjustoni është përfshirë nga stuhia më e madhe në historinë e shtetit të Teksasit. Rrugët kryesore të qytetit janë shndërruar në lumenjë pas reshjeve të shumta. Si pasojë e gjëndjes së jashtëzakonshme, qarkullimi mundësohet vetëm përmes barkave.

Advertisement

2 mijë persona janë shpëtuar në Hjuston dhe në rrethinën e këtij qyteti.

Stuhia “Harvey” ka shkatërruar pjesën bregdetare të Teksasit duke i shkaktuar vdekjen tre personave.

Situata ka dalë jashtë parashikimeve të autoriteteve vendase dhe në ditët në vazhdim e gjithë zona do të mbetet e izoluar si pasojë e bllokimit të aeroportit kryesor dhe autostradës që lidh qytetin.