Nëse jeni mësuar që të shikoni emra fëmijësh, pridërish, bashkëshortësh apo edhe portrete të personazheve të njohur në trupat e fansave të tyre, ky i radhës do t’ju çudisë.
Bëhet fjalë për artistin, Kastro Zizo, dhe legjendën e muzikës shqiptare, Elton Deda. Në një story të postuar në faqen e tij personale, Kastro ka ndarë një fragment nga emisioni i tij me Jonida Vokshin, ‘Thurje’ në Digitalb, ku duket qartë se në pjesën e kurrizit ka bërë tatuazh portretin e kantautorit Elton Deda dhe mbi portret shkruhet; ‘E duam jetën ndaj na lini të jetojmë’.
Nuk dihet nëse tatuazhi është i përkohshëm, por duket qartë se edhe vet artisti ka mbetur i habitur kur Kastro ka zhveshur bluzën për t’ja treguar kamerave dhe Eltonit.