Filmi horror “It” rikthehet të kryesojë në “box office”. Përshtatja për ekranin e madh të librit të Stephen King ra në vendin e dytë javën e kaluar, por rimori kryesimin duke lënë pas filmin e Tom Cruise, “American Made”.

Në vend të tretë renditet filmi “Kingsman: The Golden Circle”.

Advertisement

“It” u bë filmi horror më fitimprurës i historisë në SHBA, duke lënë pas “The Exorcist”, filmin e vitit 1973. “It”, që tregon për një klloun që terrorizon fëmijë, ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh.

Kasti i tij përbëhet nga Bill Skarsgard, i cili interpreton kllounin, dhe fëmijët që interpretohen nga Jeremy Ray Taylor, Sophia Lillis, Finn Wolfhard, Wyatt Oleff, Chosen Jacobs, Jack Dylan Grazerand dhe Nicholas Hamilton.