Kastro Zizo, baba për herë të tretë: Vjen në jetë Dante!

Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë! Ardhjen e vogëlushit të quajtur Dante, e ka konfirmuar vetë Zizo përmes një postimi në Instagram pak orë më parë.

“Sot në orën 04:55 am erdhi në jetë biri im Dante Bega. Të falenderoj shpirt, Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një bekim i madh në jetën time!”- shkruan këngëtari në foton ku duket pak nga fytyra e bebushit të sapolindur.”

Kastro Zizo, baba për herë të tretë: Vjen në jetë

Advertisement

Lajmin se do të bëhej baba për herë të tretë Kastro e dha në nëntor të vitit të shkuar, por zgjodhi të mos zbulojë as gjininë e bebit dhe as detaje në lidhje me partneren e quajtur Sara.

Zizo është baba i Dankan, 13-vjeç dhe vajzës Nia, 6-vjeç,nga martesa e dytë.

Kastro Zizo, baba për herë të tretë: Vjen në jetë

Rreth dy vite më parë, Kastro u shpreh i bindur se do të martohet sërish. “Sigurisht që do të martohem prapë. Unë nuk jam shumë krenar për martesat e mia, por kështu më shkoi jeta. Ato të dyja janë nënat më të mrekullueshme në botë,”- tha ai në “Xing me Ermalin.”

Burimi: ANABEL Media