Kardashians firmosin kontratë 100 milionë dollarëshe

Kardashian janë një familje që di të bëj biznes, dhe prandaj mos prisni që dramat e tyre në TV të përfundojnë së shpejti!

Familja Kardashian ka firmosur një kontratë të re 100 milionë dollarëshe me televizionin E! për katër vitet e ardhshme.
Momager-ja Kris Jenner (mamaja e Kim) është ajo që ka zhvilluar negociatat për marrëveshjen e re. Sipas burimit që ka dhënë lajmin “Negociatat kanë një vit që zhvillohen. Kris është negociatore e fortë. Familja Kardashian nuk ka patur ndër mend të largohet nga televizioni por kjo ishte karta që luajti Kris. Televizioni E! ka nevojë për to.”
Kontrata parashikon që motrat Kim, Khloe, dhe Kourtney Kardashian si dhe gjysëm-motrat e tyre më të vogla Kendall dhe Kylie Jenner do të shfaqen edhe në katër sezone të reja të reality show “Keeping Up With the Kardashians”.
Në kontratë nuk përfshihen as babai Bruce Jenner dhe as bashkëshorti i Kim, Kanye West (i cili, megjithatë, do të shfaqet në reality).

Advertisement