Vrasësi i Vitit të Ri në Stamboll është kapur natën mes të hënës e të martës. Abdulkadir Masharipov, 33 vjeç me emrin e koduar Abu Mohammed Khorasani ka marrë përgjegjësinë për vrasjet përpara hetuesve turq. Këtë gjë  e ka bërë publike Prefekti i Stambollit, duke konfirmuar se dhe shenjat e gishtërinjve përputhen me ato të atentatorit që vrau 39 persona në klubin e natës ‘Reina’. Masharipov është stërvitur në Afganistan dhe flet 4 gjuhë. Në banesën e tij në Esenyurt u gjetën 197 mijë dollarë. Policia sekuestroi edhe 2 pistoleta me karikatorët respektivë, një dron dhe disa karta sim.

Advertisement