Opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e saj, duke kërkuar përjashtimin më parë të kryeministrit Edi Rama.
Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha, Flamur Noka hodhi në drejtim të kryeministrit një sasi mielli. Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Menjëherë pas kësaj, Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë Ervin Salianjin dhe Klevis Balliun. Pas votimit të projektligjeve në rendin e ditës, seanca u mbyll me deputetët opozitarë të cilët vazhdonin të qëndronin në foltore.