Kanye West prezantoi këngën e re në ndarjen e çmimeve të faqes pornografike “Pornhub”

Kanye West në bashkëpunim me Lil Pump, prezantoi fillimisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të faqes pornografike “Pornhub”, Këngën e titulluar “I Love It”, ku reperi ishte regjisori.

Kanye kishte krijuar një ambiet vërtet erotik, ndërsa pjesë e performancave ishte edhe këngëtarja dhe balerina Teyana Taylor. Gjithashtu nuk munguan dhe shapkat për të cilat foli gjithë bota, por këtë herë në versionin XXL.

Advertisement

Reperi ishte edhe drejtori artistik i ceremonisë inaguruese të ndarjes së çmimeve “Pornhub Awards”. Kjo nuk ka pse të na çudisë aspak pasi ai e ka thënë edhe më parë se është ndjekës i kësaj faqeje. Këtë e rikonfirmoi publikisht para Jimmy Kimmel, ku u shpreh se pavarësisht se ishte baba i dy vajzave, asgjë nuk e ndalonte të shihte porno.