Kur vjen puna tek protagonizmi, Kanye West vështirë se i ndahet vendit të parë. Reperi ka prezantuar koleksionin e ri të “Yeezy” në Javën e Modës në Paris, por ajo çka surprizoi të ftuarit këtë herë nuk lidhej me ndonjë ide të mundshme për dizenjim apo stilim ndryshe…
Ata të cilët morën ftesat mbetën konfuzë nga ajo që panë. “Nga familja West. Sezoni i 8 i Yeezy, 2 mars 2020”, ishte shkruar në ftesë, ndërsa bashkangjitur gjendej një vezë e paketuar, shoqëruar me fletushkën ku dukej imazhi i një koke gjarpëri: “Kujdes! Ruajeni në vend të ftohtë për të parandaluar çeljen..” Të gjithë menduan se bëhej fjalë për vezë reale, nisur dhe nga fakti se çifti West janë përfolur shpesh për mbajtjen e gjarpërinjve në shtëpi.
Por, gjithçka rezultoi një shaka, pasi përdoruesit e rrjetit kanë zbuluar se vezët false mund të blihen ‘online’, 12 copë për vetëm 8 dollarë. Epo, humori i reperit duket se nuk ka shkaktuar kaq shumë të qeshura tek të ftuarit!
/News31.al/