Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga një universitet në Australi

Një ekip studiuesish të Universitetit të Queensland në Australi kanë arritur të krijojnë kandidatin e tyre të parë për vaksinën e koronavirusit ‘COVID-19’ dhe do të nisin menjëherë zhvillimin e mëtejshëm përpara testimit zyrtar para-klinik.

Qëllimet kryesore të studimeve para-klinike janë përcaktimi i dozës së sigurt për testimin tek njerëzit dhe të vlerësojë profilin e sigurisë së një produkti. Puna në laborator tregon se teknologjia e përdorur nga studiuesit mund të krijojë një vaksinë kandidate e cila mund të njihet më lehtë nga sistemi imunitar, duke shkaktuar një përgjigje imune mbrojtëse.

Advertisement

Ky është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër epidemisë së koronavirusit pasi siç thotë edhe zv/kancelari i Universitetit ajo është krijuar në një kohë shumë të shpejtë.

Profesor Peter Høj tha që ekipi ka treguar përparim të konsiderueshëm në përputhje me kornizën kohore shumë të përshpejtuar të programit të reagimit të shpejtë, dhe orët e gjata në laborator janë shpërblyer me këtë arritje.

Ende ka testime të shumta për të siguruar që kandidati i vaksinës është i sigurt dhe krijon një reagim efektiv imunitar, por teknologjia dhe përkushtimi i këtyre studiuesve do të thotë që pengesa e parë është kaluar”, tha profesori Høj.

Ky projekt është shpallur më 24 janar dhe zhvillohet në kuadër të Koalicionit për Inovacion në Parapërgatitjen ndaj Epidemive (CEPI). Universiteti i Queensland është një nga tre të vetmit programe në nivel global i iniciuar nga CEPI dhe duke përdorur platforma të reagimit të shpejtë ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Faza tjetër është që vaksina kandidate të prodhohet në një shkallë më të madhe të nevojshme për testime shtesë, për të përcaktuar efektivitetin e tij kundër virusit. Studiuesit thanë që kërkimet e hershme kishin shkuar “siç pritej” dhe materiali i krijuar kishte vetitë që i lejuan ekipit të vazhdojë me zhvillimin e vaksinave.

/Opinion.al/