Sot kanë kaluar plotë 9 vjet nga “zhdukja” e Michael Jackson, por look-u, muzika dhe imazhi i tij duket se jetojnë më shumë se kurrë.
Fansat e Michael Jackson pretendojnë se ai nuk ka vdekur, e se vdekja e tij është një rreng i parashikuar nga The Simpsons.
Në vitin 1991, Mbreti i Pop-it, ishte pjesë e serialit të famshëm, në një episod të quajtur “Stark Raving Dad” dhe disa besojnë se pikërisht kjo seri ishte një shenjë për parashikimin e “vdekjes” së tij.
Në këtë episod, Homer dërgohet gabimisht në një spital psikiatrik ku ndan të njëjtën dhomë me një person të quajtur Leon Kempowsky (zëri i së cilit interpretohej nga vetë mbreti i Pop-it) , i cili pretendon se është Michael Jackson. Pasi largohet nga spitali, Homer e fton atë në shtëpinë e tij në Springfield.
Bart përhap lajmin për të ftuarin e famshëm në familjen Simpson se është vetë këngëtari dhe turma njerëzish rrethojnë shtëpinë e tyre.
Por shumë shpejt zbulohet se gjithçka ishte një mashtrim dhe të nesërmen historia pushtoi faqet e gazetës, me titull kryesor “Rrengu i Michael Jackson”.
Të apasionuarit pas teorive të konspiracionit tani besojnë se ky episod ishte në fakt një parapërgatitje për mashtrimin që do të bëhej në rastin e vdekjes së tij.
Përgjatë viteve, The Simpsons kanë parashikuar disa prej ngjarjeve më të mëdha në botë, si vdekja e gorillës Harambe, sulmet e 11 Shtatorit, apo skandalin e mishit të kalit etj.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, Michael Turegano, një superfans i Michael Jackson, i cili prej 8 vitesh ka hetuar vdekjen e tij, beson se këngëtari është ende gjallë dhe se episodi i The Simpson ishte mesazh për fansat e tij.
“Michael donte të linte gjithçka pas dhe të largohej. Seritë e The Simpsons dinë shumë gjëra që do të ndodhin në të ardhmen. Ata e dhanë këtë mesazh qëllimisht”, tha ai.
Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958, Gary, Indiana – vdiq më 25 qershor 2009, Los Anxhelos, Kaliforni. ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, kercimtar amerikan. I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njiihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e Xheksonit në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.
Jackson thuhet se vdiq në një vile të marrë me qira në 00 North Carolwood Drive në Holmby Hills, nje lagje e Los Angeles, nga një sulm kardiak ne zemer. Ky sulm në zemer kishte ndodhur për shkak se doktori personal i tij, Conrad Murray i dha nje dozë të madhe illaci Propofol, morfine, lorazepam dhe midazolam për shkak të mungesës së gjumit që këngetari kishte.