Tuna rikthehet me një bashkëpunim (Foto)

Prej kohësh po qarkullojnë zëra se Tuna do të rikthehet shumë shpejt në muzikë, gjë që e ka konfirmuar edhe vet ajo pas një kohe të gjatë pasi këngëtarja tashmë është edhe nënë.

Përmes disa fotove në Instastory, Tuna na ka treguar se së shpejti do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin, Seven Saraçin dhe producentin Lirian Kaçi. Pa zbuluar shumë detaje, Tuna mesa duket e ka nisur punën për të sjellë këtë verë një tjetër hit. Ky projekt i Tunës pritet me shumë interes pasi ajo nuk ka qëndruar asnjëherë kaq gjatë larg muzikës.

Advertisement

Kujtojmë se dy projektet e fundit të Tunës ka qenë pjesëmarrja në Këngën Magjike 2016 me “Duam” dhe “Dy Tima”.