ISIS kthehet të kërcënojë Botërorin e futbollit në Rusi me një video ku premton “një masakër të paparë ndonjëherë”.
Në një video, të shpërndarë nga tablodi britanik “Daily Star”, organizata terroriste ka shfaqur imazhet e video, duke njoftuar se kërkon “hakmarrje” ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë. Videoja është mbyllur me një pamje të stadiumit të Soçit, “të monitoruar” nga një xhihadist me veshje sportive dhe mitraloz në dorë.
Imazhet, të analizuara nga Instituti i Kërkimeve për Mediat në Lindjen e Mesme, tregojnë ndër të tjera disa pajisje që shpërthejnë brenda dhe përreth stadiumit olimpik të Soçit, ndërsa një dron i ISIS-it qëndron pezull mbi kokat e spektatorëve.
Kërcënime Leo Mesit – Grupi terrorist deklaron në video se disa nga xhihadistët e tij janë në Rusi dhe po planifikojnë sulme që do të kryhen gjatë Kupës së Botës. Një nga imazhet tregon shpërthime brenda një stadiumi dhe titullin: “Do të jetë një masakër që kurrë nuk është parë më parë në histori”. Një tjetër pjesë tregon një terrorist që qëndron brenda stadiumit të Luzhnikit në Moskë, duke kapur nga flokët yllin argjentinas, i gjunjëzuar dhe duke mbajtur kostum burgu portokalli për prerjen e kokës.
Sulm edhe Putinit – Në video, e cila u publikua nga një kanal i propagandës me bazë të ISIS është e fundit e një serie kërcënimesh sistematikisht të avancuara gjatë ngjarjeve të mëdha sportive, terroristët gjithashtu sulmojnë drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin, “i pafe . “Putin është i pabesë, do të paguani çmimin e vrasjes së msslimanëve”, është paralajmërimi i xhihadistëve.
Masa të rrepta – Zyrtarët rusë sigurojnë lojtarët, tifozët dhe anëtarët e delegacioneve kombëtare që Rusia ka marrë masa të “paprecedenta” të sigurisë dhe është e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm, duke përfshirë sulmet terroriste dhe marrjen e pengjeve. Një regjim i veçantë i sigurisë është në fuqi, në veçanti, në qytetet pritëse të Kupës së Botës dhe në qendrat që i presin kombëtaret pjesëmarrëse.
Agjentët në alarm – Mijëra oficerë policie, ushtria dhe forcat ajrore janë vendosur në territor dhe do të mbeten në gatishmëri deri në fund të veprimtarisë sportive. Autoritetet gjithashtu ndaluan fluturimin e dronëve dhe kufizime të mëtejshme u imponuan për demonstrata publike. Më në fund, mijëra kamera survejimi u instaluan për të monitoruar të gjitha aktivitetet që lidhen me Botërorin.