Kampionati Botëror në Rusi, çfarë pritet të ndodhë në ceremoninë e hapjes

Teksa presim me padurim orën 16:30, ora kur hapet zyrtarisht Kampioniati Botëror 2018 në Rusi, ja çfarë pritet të ndodhë.

Si fillim, ceremonia e hapjes do të zgjasë vetëm 30 minuta para ndeshjes së parë të mes ekipit vendas mikpritës Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Advertisement

Për këtë hapje është zgjedhur stadiumi Luzhniki i Moskës, ndërkohë që edhe në sheshin e Kuq të Moskës do mbahet një koncert madhështor, ku do të performojë këngëtari i famshëm Robbie William, hitet e tij si: “Rock DJ”, “What more could you ask for”, “I’ve got my fingers crossed for”, “Let me entertain you” dhe “Feel”.

“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që po kthehem në Rusi për një performancë të tillë unike”, ka treguar Williams i cili thotë se ndihet gjithmonë i emocionuar në vende të tilla, sidomos në mes të 80 mijë tifozëve në stadium dhe miliona njerëzve nga e gjithë bota që e ndjekin, duke bërë tifo për skuadrat e tyre të preferuara.

Sopranoja ruse Aida Garifullina do bashkohet më këngëtarin Williams. Ndërsa pianisti Denis Matsuev do bashkohet me yjet e operas Anna Netrebko, Yusif Eyvazov, Roberto Alania, Ildar Abdrazakov dhe Albina Shagimuratova të cilët do performojnë në Sheshin e Kuq të Moskës.

Përveç këngëtarëve, një super shfaqje do të sjellin dhe gjimnastët, akrobatët dhe kërcimtarët rusë.

Na ngelet vetëm ta ndjekim live.