Kam shpërndarë drogë…

JAY-Z

Ylli i hip-hopit Jay-Z gëzon aftësitë e të bërit biznes nga eksperienca e shitjes së drogës. Për të ishte mjaft e lehtë të ndërtonte etiketën ROC NATION dhe më pas të ndërtonte një perandori të tërë, pasi kishte disa vite eksperiencë shitjeje droge në mënyrë të paligjshme nëpër rrugët e Brooklyn-it. “Unë di shumë mbi buxhetet. Kam qenë shpërndarës droge. Të jesh në një biznes të tillë do të thotë të dish se çfarë mund të shpenzosh dhe çfarë ke nevojë të rifitosh”,- është cituar artisti nga revista Vanity Fair.

43 vjeçari i cili tani ka familjen e tij, një vajzë 20 muajshe dhe bashkëshorte Beyoncè-n, ndjen keqardhje pasi nuk u largua dot nga bota e drogës më shpejt dhe se nuk mendoi në afatgjatë por u përqendrua tek paratë e shpejta. “Më brente ndërgjegja kur kuptova efektet e asaj që bëja në komunitet. Fillova t’a shihja komunitetin si një të tërë, por në fillim jo. Mendoja se si të mbijetoja, mendoja se si t’a përmirësoja situatën, mendoja për të blerë rroba”,- është shprehur Jay-Z.

Advertisement

Artisti ka fituar 42 milion $ gjatë vitit të shkuar, duke ju shtuar kështu 475 milionë dollarëve të pasurisë së tij, një shifër shumë larg fitimeve të plan-biznesit të tij fillestar për të hapur një berberhane. “Atëherë berberhanet apo lavazhet ishin mundësi e mirë biznesi… Mund të hyje lehtësisht dhe mund të siguroje jetesën. Ndërsa në botën e biznesit të drogës duhet të kesh një strategji, pasi po hyre dritarja për të dalë është shumë e vogël. Do të kyçeni aty brenda, ose do të vdisni”,- ka shtuar Jay-Z.