Jeni gati për Bridget Jones?

Bridget Jones është gati të rikthehet. Në Britaninë e Madhe do të dalë “Mad about a boy”, romani më i ri nga Helen Fielding, me protagoniste personazhin që u bë i famshëm nga interpretimi i Renée Zellweger. Tashmë jeta e Bridget ka ecur përpara me 20 vite dhe ne e rigjejmë vejushë dhe mama të dy fëmijëve. Po, po…E kuptuat mirë: fort i dashuri i saj Mark Darcy nuk jeton më! Dhe nuk ka mbaruar këtu… Ajo njihet në Twitter me Roxste, një tip shumë interesant por që është 20 vite më i ri se ajo. Ky është një ndryshim që duket se nuk i ka pëlqyer së tepërmi fanseve të autores dhe të aventurave të Bridget Jones. Ato ndihen “të tradhëtuara” sidomos nga dalja prej skene e Darcy-t.

Ka nga ata që parashikojnë dështimin e filmit që pritet të realizohet. Po ju si mendoni? Dështim apo sukses do të jetë vazhdimi i Bridget Jones?

Advertisement