Justin Timberlake rikthehet me kostum e kravatë

Ashtu sikurse ishte bërë e ditur pak ditë më parë, që prej ditës së sotme Justin Timberlake është rikthyer zyrtarisht të bëjë muzikë duke publikuar singëllin e shumëpritur “Suit & Tie”. Kënga është një bashkëpunim edhe me të madhin Jay-Z që ka shkruar këngën së bashku me Justin, Timbaland, Jerome “J-ROC” Harmon dhe James Flauntleroy. Kënga është prodhuar nga Timbaland, Timberlake dhe Harmon. Gjatë 24 orëve të ditës së sotme singëlli do të mund të blihet ekskluzivisht vetëm në iTunes. Ndërkohë “Suit & Tie” ka filluar transmetimet nëpër të gjitha radiot botërore dhe është singëlli zyrtar i “The 20/20 Experience” albumi që artisti pritet të publikojë këtë vit. Welcome back Justin!

[youtube=http://youtu.be/cJzRZ0T5ewc&rel=0&showinfo=0]

Advertisement