Të gjithë fansat e Britney Spears po presin me padurim librin e saj të ri autobiografik, por ai që është i shqetësuar për këtë libër është ish-partneri i saj Justin Timberlake.
“Ai është shumë kurioz se çfarë do të tregojë për marrëdhënien e tyre. Kjo gjë po e gëryen nga brenda”, thotë një burim pranë këngëtarit për median Page Six.
Ndarja e ish-çiftit në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje tronditi jo pak fansat. Në atë kohë, Timberlake, gjatë një interviste me gazetaren Barbara Walters bëri të ditur se kishte bërë një marrëveshje me Spears, për të mos treguar për publikun arsyet e ndarjes.
Por kur tabloide të ndryshme shkruajtën se Spears e kishte tradhtuar atë, Timberlake nuk u përpoq më të fshinte këtë histori. Spears dhe Timberlake i dedikuan në atë kohë këngë njëri-tjetrit.
Pasi Justin Timberlake këndoi këngën, “Cry Me a River”, këngëtarja realizoi hitin “Everytime”.