Në nder të saj, Nexhmije Pagarusha jetësohet në një vepër arti!

    Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha do të jetësohet në një skulpturë në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë në Malishevë.

    Skulptura e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja. Punën e tij, skulptori zgjodhi ta promovonte i pari.

    Advertisement

    Ai ka publikuar disa foto të portretit të artistes së mirënjohur, që ka dhënë një kontribut të madh në muzikën shqiptare. E punuar në detaje, kjo vepër arti është një nderim i veçantë që i bëhet një figure të tillë të artit shqiptar.