Justin dhe Hailey shtyjnë martesën për vitin tjetër, por arsyeja nuk na mbush mendjen

Këngëtari 24-vjeçar dhe modelja 21-vjeçare vetëm një muaj më parë u fejuan sa hap e mbyll sytë dhe thanë se shumë shpejt do të organizonin edhe dasmën e tyre.

Tani mësohet se ata e kanë shtyrë atë për vitin tjetër pasi, sipas TMZ, “nuk duan t’i bëjnë gjërat me nxitim dhe të ushtronjë presion në lidhjen e tyre”.

Advertisement

Ndërkohë një burim për TMZ u shpreh se “Justin dhe Hailey janë duke pritur deri vitin e ardhshëm që të martohen, por tashmë ndjejnë se e tani i janë përkushtuar njëri-tjetrit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ta”.

Presim edhe ne…