Justin Bieber shumë i afërt me Kendall Jenner

Justin Bieber po bëhet shumë i afërt me familjen Kardashian. Në fillim u bë babysitter për djalin e Kourtney Kardashian, ditën e Shën Valentinit e kaloi me Kim Kardashian, dhe tani po bëhet i afërt me Kendall Jenner.
Justin ka postuar në Instagram një foto me modelen 19 vjecare, ku ai duket që i ka vënë duart në prehër.
Të dy janë njohur më nga afër gjatë setit fotografik që realizuan për revistën Vogue në Mars.
Por këngëtari nuk shoqërohet vetëm me Jenner.
Më herët ai ka postuar edhe një video në Instagram ku shfaqet me Hailey Baldwin.
Baldwin vetë ka postuar një foto me Kendall Jenner.

Advertisement