Justin Bieber: Dua shumë fëmijë, por trupi është i Hailey-t dhe ajo vendos

Intervista e Justin Bieber vazhdon të bëjë lajm. Këtë herë për atësinë. Justin ka treguar se dëshiron të ketë shumë fëmijë, por që nuk është ai që vendos për këtë temë.

“Unë dua shumë fëmijë, por trupi është i Hailey-t dhe ajo e vendos”, tha Justin që shtoi se Hailey dëshiron gjithashtu fëmijë, por nuk është ende gati. Justin po e pret.

Advertisement

Deklarata e tij është duartrokitur nga ndjekësit.

Këngëtari me një të shkuar problematike duket se ka gjetur ekuilibrin pas martesës me Hailey-n.