Justin Bieber dhe Hailey martohen edhe me dasmë, pamje nga ceremonia

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë për të dytën herë.

Vitin e kaluar ata u martuan në një ceremoni private ndërsa ditën e djeshme çifti organizoi një dasmë madhështore.

Advertisement

Në dasmë ishin mbi 150 të ftuar, mes tyre edhe shumë personazhe të famshëm të botës së showbizz-it.

Ceremonia martesore u zhvillua në një hotel privat në Palmetto Bluff Karolinën e Jugut, që ata e kishin marrë me qira.

Miqtë dhe të ftuarit kanë ndarë disa shkrepje në rrjetet sociale.

Ndërsa shkrepje zyrtare nga ceremonia ende nuk ka, megjithatë në rrjet po qarkullojnë disa foto jo shumë të qarta, ku çifti duket nga larg.

/GazetaExpress/