Justin Bieber dhe Hailey Baldwin sërish bashkë?

Po, por jo siç po mendoni…

Në një intervistë për The Times UK, modelja Hailey Baldwin ka folur për jetën e saj, dashurinë dhe… Justin Bieber.

Advertisement

Nëse ju kujtohet tre vjet më parë, 21-vjeçarja ka qenë në një lidhje me këngëtarin, por nuk ishte e shkruar për ta.

“Me Justin kam marrëdhënie shumë të mira miqësore, e njihja prej kohësh dhe diçka ndodhi mes nesh, gjë që është normale kur je vetëm 18-19 vjeç. Për pak kohë nuk flisnim, por tashmë jemi sërish miq të mirë dhe i kemi lënë pas ato histori”, është shprehur modelja.

E rëndësishme është që marrëdhina mes tyre është e mirë.