I nisur në përfundim të sezonit të shkuar televiziv, programi i ri i TVSH “Pasditja ime” u shndërrua shpejt në një hapësirë tejet të pëlqyer televizive.

17917800_10154420150267201_8867305078606874078_o

Advertisement

I konceptuar ndryshe nga “Pasditet” që kishim parë deri atëherë në ekran, teleshikuesit iu dha mundësia që përgjatë ditëve të javës të informohej për aktualitetin, shëndetësinë, familjen apo modën artin e kulturën, si dhe në fund të mësonte të reja më të fundit nga VIP-at më të pëlqyer në treg.

Burime pranë televizonit publik, bëjnë me dije për “RevistaWho.com” se ky emision do të rikthehet së shpejti. Struktura mbetet e njëjtë ndërsa ka ndryshuar një prej prezantueseve, ajo e ditës së enjte.

Me largimin e blogeres Estela Ujka, autorët kanë menduar të rikthejnë në ekran një imazh shumë të dashur, me një zë shumë të ëmbël. Të enjten “Pasditja ime” që i kushtohet familjes dhe mirëqenies do të drejtohet nga Julka Gramo, e cila këto kohë i është dedikuar punës në radio e familjes së bukur që ka me Andy Gramm.

Ditën e tjera do të mbeten me të njëjtët drejtues, Erjona Rusi, Erjona Shehu, Balina Bodinaku dhe e premtja VIP e Eraldo Rexhos.