Jul Deda zbulon detajet e Duplex dhe pozicionin e rëndësishëm që ka në TV Klan

Projekti argëtues “Duplex” në TV Klan do të fillojë të shtunën mbrëma në orën 20:00, por deri atëherë, aktori i njohur i humorit Jul Deda ka ndarë disa detaje interesante në një intervistë për tvklan.al.

View this post on Instagram

Thnx @mir__zoti …!

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Advertisement

Ndërsa aktorët janë duke u përgatitur për shfaqjen, Deda zbulon se nuk ka vetëm rolin e aktorit, por edhe atë të Drejtorit Artistik për të gjithë programin:

“Unë jam Drejtori Artistik i “Duplex”. Padiskutim jam dhe personazhi më i vjetër i shfaqjes dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi mua. Por kjo nuk do të thotë se aktorët e tjerë nuk kanë njëlloj përgjegjësie. Suksesin dhe dështimin do t’i ndajmë bashkë. Është e vështirë, është e sikletshme, por është gjithsesi e bukur, sepse kur të shpërblehet me rezultate të mira nuk do t’ia dish fare nëse është barrë apo diçka tjetër. Sido që të ishte do të ishte e vështirë, edhe sikur të jesh personazh kryesor, apo episodik, sepse në një shfaqje si “Duplex” të gjithë kanë peshën e vet”.

Më pas ka ndarë disa detaje lihur me emisionin ku thotë se:

“’Duplex’ do jetë një aperitiv shumë i mirë për shqiptarët, pa shumë banalitete, do të përpiqemi ta kullojmë edhe humorin. Ndonjëherë duhet t’i kërkojmë ndjesë publikut sepse dhe e shkelim. Por kjo vjen si pasojë e një pune të vazhdueshme, javë për javë. Spektaklin tonë “Duplex” do ta shohin të gjithë familjet me fëmijët. Unë jap fjalën time që do të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”

Përveç detajeve që lidhen me programin e ri, Juli nuk i shpëtoi pyetjes për kolegët e tij, Ermal Mamaqi dhe Gent Zeneli. Tani të tre figurat e njohura televizive punojnë në të njëjtin vend, por a ka ndonjë mundësi rikthimi për ta? Jul Deda përgjigjet:

“Në Klan nuk punojnë vetëm ish-kolegët e mi, këtu punojnë edhe shumë personalitete të televizioneve në Shqipëri. Është një televizion i madh ku punojnë ata që kanë bërë emër, histori, kanë jetuar me histori. Në njëfarë mënyrë dhe unë ndihem i privilegjuar që jam këtu. Padiskutim pjesë e kësaj historie janë edhe dy kolegët e mi. Tre emisionet tona nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përkundrazi plotësojnë programacionin e një televizioni të përbashkët. Kështu që unë me Ermalin ndajmë të njëjtën ditë, që është e shtuna. Të mos na dali njëri përpara të shtunën, ajo është e imja dhe e Ermal Mamaqit, për ditët e tjera nuk mbaj përgjegjësi. Interesit tuaj nëse do të ketë bashkëpunim ne mes ne të treve unë e kam thënë edhe më parë, unë nuk them kurrë, kurrë. Por, sigurisht bashkëpunimi duhet të vijë sepse e ndjejmë, jo të vijë për hir të diçkaje tjetër. Deri sa ta ndjejmë, ka kohë për atë ditë”.

Ndërsa për planet e së ardhmes në familje, Juli thekson se nuk ka ndërmend që të bëhet sërish baba në një të ardhme të afërt.

View this post on Instagram

Just me and you..!

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on