Ndoshta në stinën e dimrit e humbim pak vëmendjen ndaj formave për shkak të veshjeve të trasha, por duke pasur parasysh se po afrojnë festat e fundvitit, sigurisht që në mbrëmje mund të veshim diçka të lehtë.
Por ama, dëshira për të qenë në formë nuk njeh stinë. Një bark i sheshtë arrihet nëpërmjet kombinimit të dietës me gjimnastikën.
Ushqimi
Përveçse duhet ndjekur një dietë e plotë dhe e shëndetshme, duhet të konsumoni disa ushqime që ndihmojnë në ndjesinë e fryrjes së barkut. Për shembull kosi i bardhë pa sheqer, ka pak kalori, është shumë i tretshëm dhe ndihmon në ekuilibrimin e florës bakteriale të zorrëve. Finoku gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e organizmit. Më mirë shmangni sallatat që kanë tendencën të fermentohen në zorrë.
Drenazhimi i lëngjeve
Qëndrimi i ujit në qeliza dhe inde është përgjegjës për fryrjen dhe celulitin e fizikun, përfshi dhe barkun. Për të drenazhuar duhet të reduktoni sa më shumë përdorimin e kripës, më mirë mos ta shtoni në ushqime dhe shmangni kripën “e fshehur” që ndodhet në ushqimet e ambalazhuara. Klasikja e dy litrave ujë në ditë është ide e mirë, lëngje që mund të merren dhe në formën e supës, çajit. Shmangni pijet me gaz të ëmbëlsuara, mjaft të pasura me kalori dhe që fryjnë stomakun.
Gjimnastika
Duhet të kemi parasysh gjithçka, ushtrimet e tepërta të fokusuara tek abdominalet nuk do ju japin si rezultat një bark të sheshtë, por të fortë dhe të tonifikuar. Përkundrazi, ushtrimet intensive mund të kenë efektin e “fryrjes” së muskujve, duke e bërë barkun dhe më të dukshëm. Për të djegur yndyrnat e mbledhura në pikat kritike, më e nevojshme është një stërvitje aerobike e përgjithshme, si vrapi, shëtitja, ecja e shpejtë, biçikleta, apo praktikimi i kërcimit. Ndërsa ushtrimet kardio vënë në lëvizje metabolizmin dhe djegin yndyrat.
Trajnimi i duhur
Crunch janë gjithmonë të nevojshme, sidomos nëse alternohen me ushtrimet e mësipërme aerobike, sidomos për pjesën e muskujve të sipërm të barkut. Ndërsa për muskujt e poshtëm duhet të nisni nga pozicioni shtrirë në kurriz, vendosni këmbët 90 gradë dhe bëni ulje ngritje në tokë. Një stërvitje e dobishme por që shpesh nënvlerësohet është ‘vakumi abdominal” që e përkthyer gërmë për gërmë do të thotë “të thithësh stomakun”. Kjo është një teknikë frymëmarrje që duhet ta bëni në dysheme me gjunjët pak të përkulur.
Luftoni stresin
Barku është një barometër i ekuilibrit tonë, aq sa tensionet emocionale ndikojnë shpesh në këtë pikë kritike. Të përpiqemi të bëjmë një jetë të shëndetshme, pa shumë strese.