Jo keq...

Skuadra e tij Manchester City kryeson renditjen në Premier League, ai ka një pasuri prej 17 miliardë paundësh dhe një megajaht me vlerë 400 milionë paund…

Mirësevini në botën e “çmendur” të njeriut më të pushtetshëm në botën e futbollit, Sheikh Mansour. Përveç Cityt, Manosur është pronar i disa skuadrave të tjera futbolli, si New York City dhe Al Jazira, është kryetar i Federatës së Garave me Kuaj dhe gjithashtu është Zv.Kryeministër në vendin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto, pritet të jetë trashëgimtar i 560 miliardë paundëve.

Advertisement

Pasurinë e ka vënë kryesisht nga kompania e tij tepër e suksesshme, “International Petroleum Investment”. 47-vjeçari është gjithashtu shok i ngushtë me Richard Branson dhe ka aksione në kompaninë e tij “Virgin Galactic”, e cila ka një projekt për realizimin e udhëtimeve turistike në hapsirë.

Por si i shpenzon ai paratë e tij? Shfletoni galerinë për t’i parë të gjitha.

Jahti “Topaz”, me vlerë 400 milionë paund.
Me dy pista për uljen e helikopterit , tre pishina dhe kinema.
Mansour zotëron këtë makinë Ferrari Enzo, si dhe 5% të aksioneve të kompanisë.
Një Mercedes SLR-McLaren me vlerë 350 mijë paund.
Koleksioni me Bugatti Veyron
Një Porsche me vlerë 3 milionë paund
Një Vilë e blerë në Spanjë për 42 milionë paund
Pallati “Emirates”, një hotel i vlerësuar me 7 yje, ku Sheikh Mansour ka suitën e tij personale.
I hapur në vitin 2002, hoteli i konsideruar si më i miri në botë, ka 394 dhoma, përfshi 22 suita rezidenciale të arreduara kryesisht me mermer dhe ar.
Sheikh Mansour ka aksione te “Virgin Galatic” i Richard Branson.