Fluks zhveshjesh këtë javë…

E ndërkohë që të gjithë ne jemi veshur trashë dhe nuk na bëhet të çohemi nga shtrati mëngjeseve, yjet më të përfolur nuk duan t’ia dinë aspak për temperaturat e ulta, përkundrazi, i rritin ato me poza seksi dhe nudo. I kemi parë e stërparë dhe me siguri do i shohim sërish në të ardhmen, por duke qënë e premte, pse mos iu hedhim edhe një sy këtyre të kësaj jave.

Advertisement

E nisim me Kim K që prej disa ditësh është përgatitur për spotin e saj lidhur me produktet e kozmetikës KKW Beauty. E mbuluar e gjitha me shkëlqim dhe xixa, 37-vjeçarja i tregoi edhe njëherë gjithë format e saj trupore.

Modelet Bella Hadid dhe Taylor Hill kanë pozuar për numrin e rradhës të  revistës Vogue Italia Celebration Issue, komplet nudo mbi tavolinë, të “zhytyra” në spaghetti teksa mbajnë në dorë një arragostë. Ju bëftë mirë vajza!

Bleona na zgjoi këteë mengjes me këto tre poza nudo në Instagramin e saj, duke treguar sa e vërtetë është. Vazhdo kështu Bleona!

Ndërkohë, Niki Minaj “çmend” komplet fansat e saj me këtë pozë ku duket që ka mbuluar thithkat e saj me argjend, qafën me diamantë dhe të pasmet me një palë mbathje lateksi rozë…

Fundjavë të mbarë!