Aktorja 50-vjeçare vendosi të jetë më në fund pjesë e rrjeteve sociale me aksesorin e saj të vetëm… buzëqeshjen.
Sigurisht që e kemi fjalën për Julia Roberts, e cila postoi për herë të parë në Instagram një foto veshur me atlete, bluzë dhe xhinse të shkurtra e ulur këmbëkryq mbi bar, krahas së cilës shkruan: “Përshëndetje!”
Kaq thjesht dhe pa u lodhur fare, aktorja arriti të siguronte mbi 300.000 ndjekës brenda 24 orëve dhe menjëherë llogaria e saj është verifikuar.