Çfarë duhet të dini për aplikacionin më të ri, Instagram Lite

Monday, August 31, 2026

Instagram ka tashmë mbi 1 miliardë përdorues por sërish kërkon të rritet.

Kompania është duke menduar gjithmonë për mënyra t♪7 reja si të gjejë tregje të tjera, duke përfshirë vendet ku përdorimi i celularit është i vështirë (zonat e izoluara) dhe krediti për përdorimin e tij është i shtrenjtë. Kështu, për të përmbushur nevojat e këtyre përdoruesve, kompania po sjell Instagram Lite- një version i vogël i Instagram-it, i projektuar më së shumti për telefonat që nuk kanë shumë hapësirë dhe fuqi.

Instagram Lite është shfaqur pa asnjë lloj njoftimi si një aplikacion i vlefshëm për telefonët Android, ku madhësia e aplikacionit, pra hapësira që zë është vetëm 574 kilobajt, shumë më e vogël se Instagrami i zakonshëm me 90 megabajt.

Përmes këtij aplikacioni, mund të postoni foto dhe storie, të cilat fshihen pas 24 orësh, por për momentin nuk ka opsionin e dërgimit të mesazhve.

Një përfaqësues i Instagramit u shpreh se aplikacioni i ri “zë më pak hapësirë ​​në pajisjen tënde, përdor më pak të dhëna dhe punon më shpejt”, por nuk tha nëse do të shfaqte reklama, të cilat janë një shtesë në të dhënat.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM