Nuk ju pëlqen edhe aq shumë gjuha angleze? Hmmmm ndoshta ka ardhur momenti që të rimerrni nëpër duar librat e anglishtes, sidomos nëse jeni fansa të JOVANOTTI-t. Mes mijëra impenjimesh artisti Italian, i cili vetëm disa ditë më parë nisi turneun e tij “#lorenzoneglistadi” ka rrëfyer për qëllimet e tij internacionale: “Mua dhe shtëpisë sime diskografike amerikane do të n’a pëlqente që të realizonim një disk në gjuhën angleze, por do të preferoja të shkruaja diçka të re dhe jo të përktheja këngët e mia”. Me sa duket Jovanotti është gati të bëjë për vete publikun përtej oqeanit? Ne besojmë se po, ndaj mezi po presim të dëgjojmë materialet e tij të reja.