Flirti i verës?

Kishte disa javë që përflitej se Katy Perry mund të ishte shkaku i përfundimit të lidhjes mes Robert Pattinson dhe Kristen Stewart. Të dy shihen gjithnjë e më tepër kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Dy “mbase të dashururarit” kanë shkuar së bashku edhe në koncertin e Bjork që u zhvillua fundjavën e shkuar në Los Angeles. Një burim ka thënë për THE SUN që dy artistët po mendojnë madje të kalojnë pushimet së bashku. Destinacioni? Bahamas ku kanë edhe miq. Ah lum si ata…

Në pritje të lajmeve të mëtejshme për flirtin hot të verës, do të presim 15 Qershorin për të parë nëse “The Twilight Saga: Breaking Dawn: Part 2” do të fitojë si FILMI MË I MIRË në MTV AWARDS që zhvillohen në Firenze.

Advertisement