Jonida Maliqi shpallet FITUESE e Festivalit të 57-të në RTSH!

“Ktheju tokës” është kēnga që triumfoi në Festivalin e Këngës në RTSH. Këngëtarja Jonida Maliqi rrëmbeu çmimin e parë në natën finale të edicionit të 57-të të garës për këngën më të mirë në të gjitha komponentët e saj. Me tekst dhe muzikë të Eriona Rushitit, kēnga fituese mbart një mesazh tejet domethënës, siç është ai i emigrimit, që për shqiptarët mbetet ende plagë e pashëruar.

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, i cili mbahet më 14 maj 2019 në Izrael!

Advertisement

Në vend të dytë u rendit këngëtarja e re Lidia Lufi me këngën “Rrëfehem” ndërsa Eranda Libohova me këngën “100 pyetje” u rendit në vend të tretë.

/BORDO/