Ronaldo nxjerr në shitje vilën luksoze në Manchester 

Cristiano Ronaldo duket se nuk do të rikthehet më në Manchester për të jetuar, pasi ka nxjerrë në shitje vilën që disponon në qytetin anglez, të cilën e ka blerë në vitin 2006, kur ishte pjesë e “djajve të kuq”. Portugezi e ka nxjerrë edhe më herët në shitje vilën e tij, por më pas ndryshoi mendje duke ia dhënë me qira futbollistit tjetër të Manchester Unitedit, Luke Shaw, për shumën e 7500 eurove në muaj. Megjithatë tashmë portugezi duket i bindur të shesë vilën që përbëhet nga 5 dhoma gjumi, pishinë, vaskë me hidromasazh dhe xhakuzi, palestër, kinema dhe sallë lojërash. /Shqip/

2127

Advertisement