Jo ribashkim!

Në internet kishin filluar të qarkullonin zëra se Beyoncé, Kelly dhe Michelle do të bashkoheshin për një turne nga fundi i vitit, por ish menaxheri i grupit i ka hedhur poshtë duke siguruar se vajzat janë shumë të zëna me karrierat solo. “Ndryshe nga ç’sugjerojnë zërat, nuk ka asnjë plan për ribashkimin e Destiny’s Child për një album apo turne të ri. Vajzat vazhdojnë të qëndrojnë afër njëra-tjetrës, por nuk do të bashkohen si grup muzikor”,- ka thënë babai/menaxheri i Beyoncé-s.

Advertisement