Jeta e Christina Aguilera-s do të kthehet në dokumentar!

Historia e jetës së Christina Aguilera do të kthehet në një dokumentar dhe këtë e konfirmoi “Time Studios”.
Regjisori i dokumentari do të jetë Ting Poo.

“Ne jemi të entuziazmuar për të zgjeruar partneritetin tonë me “Roc Nation”, përmes këtij krijimi. Christina ka qenë një talent që i ka rezistuar kohës dhe artiste e pashoqe, gjatë gjithë këtyre viteve. Zëri i saj është një ndër më të mëdhenjve të kohës sonë dhe ky është momenti i përsosur që të rrëfejmë historinë e saj”, tha bashkëdrejtuesi j dokumentarit, Loren Hammonds.

Advertisement

“Jemi jashtëzakonisht të nderuar që ajo ka zgjedhur të punojë me “Time Studios” dhe “Roc Nation” për të ndarë më në fund të vërtetën e saj me botën”.

Dokumentari do t’u mundësojë shikuesve dhe fansave të Xstina, që të shohin botën e brendshme të këngëtares, duke nisur që nga hapat e saj të parë, deti te 18 muajt e fundit, udhëtimet, shfaqjet dhe momente të ndryshme nga jeta e saj.