Ava Max publikon këngën e re “Weapons”!

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Ava Max, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Weapons” mban titullin kjo këngë e re e saj, e cila përkthyer në shqip do të thotë “armët’.

Advertisement

E duke qenë se “arma” më fortë e artistes me famë botërore vazhdon të mbetet vokali, ajo nuk heziton që ta shpalosë atë në këngët e njëpasnjëshme që publikon.

Krahas këngës së re, Ava Max do të jetë prezente këtë të diel në Dyseldorf të Gjermanisë për eventin e rëndësishëm të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ajo do të interpretojë për publikun disa nga hitet e saj, ndërsa është gjithashtu e nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për bashkëpunimin e saj “The Motto” me DJ Tiësto.