Jessica Biel i tha Timberlake të bënte postimin ku i kërkonte falje

Fotot e publikuara në media ku këngëtari Justin Timberlake u shfaq më i afërt seç duhet me kolegen e tij aktoren Alisa Wainëright shkaktuan mjaft spekulime në rrjete sociale.

Pak ditë pas publikimit të tyre, Timberlake publikoi në rrjete sociale një postim të gjatë në të cilin i kërkonte falje bashkëshortes së tij aktores Jessica Biel, duke u justifikuar se veprimet e tij ishin të diktuara nga sasia e alkoolit që kishte konsmuar.

Advertisement

Sipas “Us Weekly” ka qenë pikërisht Biel që i ka kërkuar bashkëshortit të saj të bëjë të postim, pas fotove ku ajo është ndjerë e turpëruar.

Megjithatë çifti, i cili është lidhur në martesë në vitin 2012 dhe kanë një djalë vijojnë të jenë së bashku. Nga ana tjetër edhe aktorja Wainwright përmes përfaqësuesit të saj ka reaguar duke theksuar se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre dhe se janë duke punuar për filmin “Palmer” së bashku.

Ndërkohë aktorja jessica Biel ende nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me këtë ngjarje.

/Opinion.al/