Jennifer Lopez sjell këngën e re në bashkëpunim me vajzën e saj

Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Limitless’.

Kënga e yllit 49-vjeçare është krijuar për tu përdorur si kolona zanore e filmit të ri të Jennifer, Second Act, që ka dalë në kinemat botërore ditën e djeshme.

‘Limitless’ flet për thyerjen e barrierave dhe këmbënguljen.

Por JLo ka ardhur me një risi në videoklipin e ri. Për herë të parë aktorja dhe këngëtarja e famshme ka bërë pjesë të videoklipit muzikor vajzën e saj 10-vjeçare Emme Muniz.

Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën. /ATA/