Jennifer Lopez ndau Affleck nga Garner

Fansat e shumtë janë hidhëruar kur Ben Affleck dhe Jennifer Garner konfirmuan se do të divorcohen, pas 10 vitesh martesë.

Por sipas raportimeve, ndarja e çiftit ka ardhur si pasojë se Affleck muajt e fundit ka kontaktuar shpesh me ish – partneren e tij, Jennifer Lopez.

Advertisement

Sipas The Sun, Ben dhe J.Lo, të cilët kanë qenë bashkë për 18 muaj, përpara se të prishnin fejesën e tyre në 2004, kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me njëri – tjetrin, që pas takimit tek çmimet Oscar, këtë vit.

Sipas burimeve, pas flirtit në Oscar, Lopez dhe Affleck kanë shkëmbyer vazhdimisht e-maile dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspas bashkëshortes së tij, Garner.