Jennifer Lopez: Fëmijët e mi janë rebelë, e duan shumë Ben…

Artistja Jennifer Lopez ka promovuar filmin e saj më të fundit të titulluar “Mother” ku ndër të tjera ka folur edhe për fëmijët e saj që tashmë janë në adoleshencë.

Lopez u shpreh se fëmijët e saj janë mjaft rebelë dhe se nuk i binden asnjë rregulli.

Advertisement

“Ndryshe nga brezi ynë, Max dhe Ema nuk i ndjekin rregullat. Ata vënë në dyshim gjithçka. Diçka që është e mrekullueshme. Mendoj se brezi i ri do ta ndryshojë botën dhe për të qenë e sinqertë do ta bëjë këtë shumë më të mirë se ajo që bëmë ne.”

Së fundmi, ai foli për Ben Affleck dhe rolin e tij si baba.

“Ai është fantastik. Max dhe Emma e duan atë dhe e vlerësojnë, dhe po ashtu edhe unë.”

Artistja ka dy binjakë, frut i dashurisë me këngëtarin Marc Antony ndërsa aktori Ben Affleck ka 3 fëmijë nga martesa me aktoren Jennifer Graner.