Rita Ora vlerësohet me çmim në Brit Awards!

Rita Ora është ndër të parët këngëtarë që vlerësohet me një trofe të ri të çmimeve Brit Awards.

Shqiptarja ikonë e muzikës Pop është mes 13 artistëve që janë vlerësuar së fundi me trofeun Brit Billion Award. Është fjala për një çmim që u jepet këngëtarëve, këngët e të cilëve kanë kapërcyer 1 miliardë dëgjime në rrjetet muzikore në internet brenda Britanisë së Madhe.

Advertisement

Veç saj, ndër 13 artistët, renditet grupi ABBA, e ndjera Uitni Hjustën, Maraja Keri, Sem Smith, etj.

Ky trofe është pjesë e Brit Awards, çmimeve të famshëm të muzikës britanike, por si i krijuar rishtazi, ai u dha 3 muaj pas trofeve tradicionalë që u shpërndanë në Shkurt.