Jennifer Lopez ‘djeg’ Instagram me pozat sensuale!

Jennifer Lopez ka impresionuar edhe një herë fansat e saj në Instagram, me një veshje tërheqëse.

Në postimin e saj të fundit, JLo mban veshur një jelek seksi me pantallona të gjera, duke treguar trendet e sezonit.

Advertisement

Lopez zgjodhi të mos vishte asgjë veç jelekut jo të zakonshëm, duke theksuar dekoltenë e saj. Mbi veshjen, bukuroshja 54-vjeçare mban veshur një xhaketë të zezë me gurë të shndritshëm. Fotot janë pëlqyer nga mbi 737 mijë ndjekës të saj.