Shqiptarët festojnë Pavarësinë jashtë!

Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit janë shtuar ndjeshëm. Sipas tur operatorëve ndikim të madh kanë kompanitë low cost, kjo dëshmohet dhe nga interesi i lartë për të udhëtuar për qëllime turistike në javën e fundit të Nëntorit pasi përkon me festën e Pavarësisë.

Veç Stambollit i cili ka një rritje të madhe të numrit të shqiptarëve që e zgjedhin si destinacion, të shumtë janë ata që kanë zgjedhur qytetet e Italisë apo dhe Francës.

Advertisement

Shumë shqiptarë kanë zgjedhur edhe udhëtimet me rrugë tokësore, sidomos drejt vendeve të rajonit, Kosovë, Mal i Zi, por edhe Greqi.