Jeff Bezos fejohet me Lauren Sánchez!

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez janë fejuar, tha një burim i afërt me çiftin për CNN.

Asnjë detaj shtesë në lidhje me propozimin apo planet e dasmës nuk u zbuluan për momentin.

Advertisement

Bezos dhe Sánchez, kjo e fundit një ish-gazetare, dolën për herë të parë publikisht duke konfirmuar lidhjen e tyre në vitin 2019.

Jeff Bezos ka qenë i martuar më parë me MacKenzie Scott për 25 vjet, me të cilën ka katër fëmijë. Lauren ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.